Aktuale Më shumë

“Aeroportet e Malit të Zi të mbesin pronë shtetërore”

Prej tvteuta18:08, 16 Janar 2022

Aeroportet që janë fitimprurëse dhe mund të zhvillohën në mënyrë të pavarur nuk duhet të jepen me konçesion thotë për te përditshmen “Dan” profesori Radoje Karaxhiq.

“Aeroportet tona janë të suksesshem dhe do të jenë edhe më të suksesshëm në një të ardhme të afërt, atëherë pse mos ti lëmë në pronësi të shtetit nëse ato gjenerojnë të ardhura”.
Ministria e Investimeve Kapitale ka zhvilluar tanimë një takim me disa ofertues.

Kjo ministri gjithashtu do ti paraqesë një propozim Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të cilët do vendosin për hapat e mëtejme tha zoti Karaxhiq.
Ju kujtojmë se dhënia e aeroporteve Malazeze me konçesion  u propozua nga ekzekutivi i mëparshëm ndërsa u vazhdua si proces edhe nga qeveria aktuale.

Megjithatë ,ajo ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë apo do heq dorë nga dhënia me konçesion.

Deri tani janë tre ofertues qe mbeten ne loje.
Karaxhiq shpjegoi se ne Evropën Perëndimore shumica e aeroporteve janë ne pronësi shtetërore.
Ai shpreh rezerva rreth dhënies se mundshme për faktin se ne kemi vetëm dy aeroporte te cilët janë njëkohësisht edhe shtytës te zhvillimit ekonomik. Ai deklaroi se roli i trafikut ajror për zhvillimin e turizmit është thelbësor.

Aeroportet malazeze pësuan rritjen me te shpejt ne rajon, gjatë periudhës parapandemike.

  • 1

    Radio