Kulturë Më shumë

Adrian Lulgjuraj do të konkurojë në “Festivalin e Këngës”

Prej tvteuta10:32, 11 Dhjetor 2015

Këngëtari i njohur nga Ulqini Adrian Lulgjuraj, do të konkurojë edhe këtë vit në spektaklin “Festivali i Këngës” që do të mbahet në Tiranë me 27 dhjetor.

Ai në festival do të marrë pjesë me këngën “Jeto dhe ëndërro”, të cilën e ka inçizuar pas tre viteve pushim. Fituesi i këtij festivali do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ku Lulgjuraj edhe ishte përfaqsues tre vite me parë pasi së bashku me Bledar Sejkon triumfuan në finale me këngën “Identitet” . Për dallim nga këngët e tija të mëparshme të stilit rrok, “Jeto dhe ëndërro” ka një ritëm më të ngadaltë dhe më të afërt me masat e gjëra të publikut.

  • 1

    Radio