Abazoviq: Nëna dhe babai I Skenderbeut ishin serbë
Prej tvteuta21:12, 31 Janar 2019
Një video befasuese nga Lideri I Lëvizjes qytetare URA po qarkullon në rrjetet sociale duke shkaktuar shumë polemika dhe komente nga popullata shqiptare, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë. Abazoviq në një intervistë për një medium serb deklaron se nëna dhe babai I Gjergj Kastriotit Skenderbeut ishin serbë. Më pas Abazoviq pati edhe një reagim në rrjetin social Facebook, ku ju kërkoi falje atyre që nuk e kuptuan humorin e tij, por komentet e shumta vazhduan duke akuzuar Abazoviqin shume rëndë.
“Të gjithë atyre që nuk e kuptuan humorin tim, JU KËRKOJ FALJE. Fare është e qartë se babai i Skënderbeut ishte shqiptar dhe se ai është prindi i djalit më të ngrritur në historinë e popullit shqiptar! Pra, Skederbeu cilsohet si babai i kombit tonë”, tha ne mes tjerash Abazoviq ne rrjetin FB.