Opinion Më shumë

A PO SHKOJNË KËSAJ HERE PARTITË TONA SHQIPTARE NË ZGJEDHJE “SI CJAPI TE KASAPI”…?!

Prej tvteuta00:59, 22 Korrik 2020

Sa për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që pritet të mbahen me 30 gusht 2020, në një kohën të vështirë për shoqërinë malazeze, nëse partitë shqiptare nuk bëhen bashkë nuk ka pikë dyshimi se ata mund të punojnë për gjithë kend në këtë situatë ,përveç se jo për shqiptarët në Mal të Zi.
Pra kur Mali i Zi po përjeton edhe një ndarje shpirtërore të ortodoksisë dhe ku në rrugë kanë dalë të gjithë ata të cilët në të kaluarën jo fort të largët patën përvetësuar gjithë objektet e kultit edhe ato shqiptare, të futë në dyshime se me ke, e për ke janë partitë shqiptare në këtë situatë e sidomos nesër, nëse fati i qeverisë së re do varej nga deputetët shqiptar. Mos të harrojmë se barka mundë të mbytet për një pupul, ndërsa Mali i Zi, tash 3 herë në këto 30 vite në kuvendin e Malit të Zi.
Le të kujtojmë vitin 1998, kur gishtat e dy deputetëve shqiptarë ishin ata që i mundësuan Qeverisë së Malit të Zi, të marrë nga politika e Bullatoviqit  Radio Televizionin e Malit të Zi, para rrethit të parë të Zgjedhjeve Presidenciale në mënyrë demokratike dhe ishin pikërisht votat e DPS-it të Ulqinit ata që i siguruan primatin në kongres të partisë së DPS-it si e 21 komunë e cila votoj për Gjukanoviqin e jo për Bullatoviqin. Për të mos thënë se ishte pikërisht deputeti i 38-të shqiptar i cili e ndihmoi formimin e qeverisë së Gjukanoviqit kundër politikës serbe në zgjedhjet e vitit 1998. Duke përfunduar me referendumin e Malit të Zi, ku përsëri për 4600 vota shpëtoi demokracia në Mal të Zi dhe Mali i Zi u bë i pa varur.
E tani që përsëri jemi në zgrip, lind një pyetje, ke do të përkrahin shqiptarët për formim të qeverisë nese fitorja varet nga një deputet e këta mendojnë se fitojnë dy? pra a do të vazhdojnë të jenë prapë të ndarë? dikush Gjukanoviqin e dikush Frontin?
Kur e mendojmë gjithë këtë të keqe që na pret unë seriozisht kam filluar të dyshoj, sepse koha është e bashkimit të faktorit politik shqiptar në Malin e Zi e jo e coptimit -shihni shqiptarët e Lugunës së Preshevës etj.
Shkruan; Naser Nika,
Aktivisti i dalluar i çështjes kombëtare në SHBA, njëherit edhe President i kompanis për evente artistike “Albis Party” në NY.

 

  • 1

    Radio