Politikë Më shumë

Nimanbegu: Historitë e nënave nga Srebrenica copëtojnë zemrën nga dhimbja…

Prej tvteuta22:28, 9 Qershor 2021

Deputetët në Kuvendin e Malit të Zi sot kanë shqyrtuar Propozim Rezolutën mbi krimin në Srebrenicë të ciln e kanë nënshkruar një grup deputetësh nga subjekte të ndryshme të opozitës: Ervin Ibrahimoviq, Genci Nimanbegu, Dragutin Papoviq, Fatmir Gjeka, Damir Shehoviq dhe Rashko Konjeviq.

Ndërkaq, deputeti Genci Nimanbegu vlerësoi se gjuha e përdorur kohëve të fundit në Kuvend ka sjellur këtë rezolut në rend të ditës. Ai theksoi se kjo histori është par ekselens politike pasi kjo shoqëri nuk ka praktikë dhe shkencë demokratike për të qenë në gjendje të tregojë haptas për historinë pa qëllime revizioniste, pa synimin e shtrembërimit të historisë, pa synimin për të portretizuar një komb si viktimë, kurse tjetrin si kriminel.

“0,1,2,3,4,5,6, … Po rendis vitet nga 0-90 nga mbi 8 mijë viktima të gjenocidit në Srebrenicë. Ata u ekzekutuan, u vranë dhe u varrosën disa herë. Nëse të gjithë meshkujt i dëboni nën urdhër, atëherë ai është gjenocid dhe një krim i tmerrshëm.

Unë në vitin 2004, pata mundësinë të pres Shoqatën e Nënave të Srebrenicës dhe fëmijët e tyre. Historitë e tyre nuk janë tronditëse, ata copëtojnë zemrën nga dhimbja. Por fjala që ato  thonë është: Të mos përsëritet më. TË MOS PËRSËRITET MË! –theksoi ndër të tjera Nimanbegu.   

“Nëse ka përfaqësues politikë që thonë se kjo nuk ishte krim, ne mund ta kemi këtë frikë. Këto hapësira këtu kanë nevojë për politikanë që do të jenë heronj, nuk do të jenë popullistë, të cilët do të ulen dhe do të flasin për këto tema. Nëse jemi të sinqertë që të pranojmë vlerat evropiane, vlerat të cilat bashkësia ndërkombëtare na ka vendosur si një model vlere, duhet të shohim se ata nuk ishin të njëanshëm në përcaktimin e madhësisë së krimit, duke e përcaktuar atë si gjenocid.

Është  lehtë për tu përshtatur populizmit, është e lehtë për të përshtatur historinë aktuale me qëllimet tona për zgjedhjet e ardhshme, nesër, për një vit, për pesë vjet.

Më vjen keq që neve në këtë institucion të  fajësojmë Kombet e Bashkuara për krime. Krimet i kanë kryer nga njerëzit tanë. Ata nuk kanë tërhequr pushkët, ata nuk kishin gur në duar, nuk hodhën bomba, nuk dogjën fshatra. Nëse si instrument ishin të pafuqishëm për ta parandaluar atë, mesiguri kanë një zinxhir përgjegjësie, por ata nuk kanë bërë krime.

Ju si popull nuk jeni vendosur në shënjestër, por politikanët që drejtuan popullin tuaj në vitet e ’90-ta”, theksoi Nimanbegu./ TV TEUTA

 

 

  • 1

    Radio