Politikë Më shumë

Ministrat nga Partit Shqiptare dhe nga ato Boshnjake u larguan nga seanca e Qeverisë për shkak të monumentit të Mitropolitit Amfilohie

Prej tvteuta13:48, 19 Shtator 2024

Ministrat e Partisë Boshnjake (BS) dhe ato shqiptare u larguan nga seanca e Qeverisë sot për shkak të synimit të pushtetit ekzekutiv për të miratuar ngritjen e monumentit të të ndjerit Mitropolitit Amfilohi.

Këtë e kanë konfirmuar për “Vijesti” dy pjesëmarrës të seancës së sotme.
Njëri tha se e kanë bërë për, siç ka deklaruar, “propozimin e paligjshëm të Ministrisë së Kulturës për monumentin e Amfilokut”.

Ministrja e Kulturës dhe Mediave, Tamara Vujoviq, ka dorëzuar sot propozimin në Qeveri për dhënien e pëlqimit paraprak komunës së Beranës për ngritjen e memorialit të ish-Mitropolitit të Malit të Zi dhe Bregdetit, Amfilohije.

Paraprakisht, Ministria e kishte refuzuar kërkesën e dërguar nga Komuna e Beranës, pasi nuk mund të japë pëlqimin për ngritjen e monumentit për një person të cilit nuk i ka kaluar vdekja para 20 vitesh, në bazë të Ligjit për Monumentet.

Seanca drejtohet nga zëvendëskryeministri Aleksa Beçiq (demokrat), ndërsa kryeministri Milojko Spajiq (Lëvizja Evropa tani) ndodhet në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një drekë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

  • 1

    Radio