Aksidenti tragjik lë të vdekur pronarin e plazhit Pearl Beach
Prej tvteuta19 September 2024

Në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të Novi Sadit, ka vdekur tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor, Allmir A. Aksidenti ka ndodhur në orën 11:00, kur vetura që ai drejtonte ka dalë nga rruga në rrethana të paqarta, mëson Sanxhak Danas. Allmiri ka qenë në shoqërinë e një personi femër, identiteti i së cilës ende nuk është konfirmuar. Ajo u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda, ku mjekët luftuan për jetën e saj, por fatkeqësisht edhe ajo iu nënshtrua plagëve. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka qenë jashtëzakonisht i rëndë, ndërsa automjeti në të cilin ndodheshin është shkatërruar plotësisht. Burimet bëjnë me dije se autoritetet hetimore po bëjnë punën e tyre për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.