Rajoni/Bota Më shumë

NATO ‘nuk e lëshon urën’ – Zyrtari i Aleancës, takim me zv.Kryeministrin e Kosovës

Prej tvteuta13:31, 18 Shtator 2024

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Goffus, i ka shprehur kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi shqetësimin e tij lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Përmes një njostim NATO bën me dije se Goffus i ka thënë Bislimit se ky vendim duhet të merret përmes dialogut, të jetë në përputhje me ato që sugjerojnë ndërkombëtarët si dhe të mos vendosin në rrezik komunitetin lokal apo trupat e NATO-s.

Aleanca ka njoftuar se Goffus, së bashku me komandantin për operacione civile të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Tomat, kanë patur takime të ndara me Bislimin dhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, në kuadër të bisedimeve mes dy vendeve të martën në Bruksel.

Sakaq ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s ka përmendur në takim me Bislimin se dy vendet kanë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.
Ai tha se KFOR-i ka prani mbi urë dhe po vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përrreth, në mënyrë që të mos lejojë përshkallëzimin e tensioneve.

Hapja e urës është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, si dhe nga KFOR, sipas të cilëve nuk duhet të hapet në këtë kohë.

  • 1

    Radio