Politikë Më shumë

Nimanbegu: Me këto lloj propozimesh, Qeveria i jep mesazh diasporës se është e padëshiruar

Prej tvteuta20:40, 20 Prill 2021

Sot  dy deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimambegu dhe Fatmir Gjeka, mbajtën konferencë të përbashkët për media, në të cilën shprehën pikpamjet e tyre mbi Ligjin për Shtetësinë Malazeze dhe për Ligjin për regjistrat e vendbanimit të përhershëm dhe të përkohshëm.

Më poshtë mund të lexoni Fjalimin e plotë të deputetit Nimanbegu nga konferenca e sotme për media:

“Si të vetmit dy deputet, përfaqësues autentik të popullit shqiptar në Kuvendin e Malit e Zi, të Listës Shqiptare dhe Koalicionit Shqiptar, organizojmë këtë konferencë për media që të shprehim qëndrimet tona rreth synimeve nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, që me anën e një procedure nënligjore lidhur me trajtimin e vendbanimit të ligjëshëm në Ligjin mbi shtetësi malazeze, apo me inicimin e procedurave për ndryshimin e Ligjit mbi regjistrat e Vendbanimit të përhershëm dhe te përkohëshëm, bënë këto ditë në lidhje me qellim ti “rregulloj” këto dy lëmi.
Vetë kalkulimi i tyre që këto ndryshime mundësisht mund te prekin mbi 30-40 deri në 60 mijë persona na bënë që të thëmi njëzërit se jemi kundër këtyre propozimeve qe sipas nesh mund të krijojnе, nëse aprovohen siç janë prezantuar efekt shumë negativë në disa aspekte:
1. Ndryshimi i Rregullores mbi vendbanim të përhershëm mund te “lehtësoj” jashtë procedurave te zakonshme, inkuadrimin apo dhënien e Shtetësisë së Malit të Zi të mijëra personave, dhe ato kanë pasoja negative edhe ne regjistrin e zgjedhësëve, dhe ne ketë situatë të polarizuar në MZ sigurisht që do të ngrisë konflikte brenda shoqërisë në nivel të padëshiruar, siç dëshmојме cdo ditë.
2. Së dyti, Në Ligjin mbi Regjistrat mbi Vendbanim të përhershëm dhe të përkohshëm, intenca që me vendim administrativë të bëhet çregjistrimi dhe pastaj “riregjistrimi” i vendbanimit të përhershëm ka të bëjë jo kinse me nevojën e rregullimit të listave zgjedhore por me një iniciativë me qëllime edhe më problematike në lidhje me situatën ku gjendet diaspora jonë, apo edhe qytetarët që në afat kohorë të shkurtër një vjeçar do të pamundësohet të regjistrohen prapë dhe si rezultat i kësaj heqja e drejtës së votës.
Ky aktivitet i bërë i ngjashëm në Slloveni, me çregjistrim të vendbanimit me laps, në vitet “90-ta, ka pas rezultuar me vendim kundër Sllovenisë në Gjyqin ndërkombëtar të Strazburit dhe është treguar që ka pas lidhje edhe me pasoja e heqjes së shtetësisë.
Gjithashtu, nëse do të kalojë, humbja e letërnjoftimit diasporës me qëndrim të përkohshëm dhe pa shtetësi të shtetit mik, do të shkaktojë jo vetëm hupjen e drejtës e votës por edhe situatën lidhur me nivelin e taksave, pasatj sigurimet shëndetësorë, procedurat të trashëgimisë së pronës e shumë çështje tani të thjeshta administrative, do të bëhen problem për shtetasit tanë në MZ.
Se këtu ka intenca që këto pyetje ti adresohen diasporës së pari shqiptare si dhe pakicave tjera, na përkujton retorika vite me radhë e pjesës më të madhe të dikur opozitës dhe tani pozitës qeveritare ku për referendum, apo rezultate zgjedhore i kanë fajin “votuesit fantom” nga pakicat. A ka nevojë të përkujtojë edhe nënçmimin bërë pakicave që vota jonë ishte më pak e vlefshme se votat e tjerëve dhe që në referendum është dashur 55% për rezultat të pranueshëm.
Akuzat drejt jo legjitimitetit të votuesve të pakicave ne i kuptojmë indirekt si shenjë i mospranimit të pavarësisë së Malit të Zi edhe sot e saj dite.
Në një mënyre kur Qeveria, kur propozon kësi lloj ndryshimesh i jep mesazh jodemokratike diasporës se është e padëshiruar.
Tërë këto vite, kur përpos insinuatave, nuk është dëshmuar që listat zgjedhore janë të parregullta, e sidomos për arsye të cilat ceken nga regjimi aktual,: Në të vërtet ato janë të kontrolluara dhe mbikëqyrura nga partitë politike, OJQ-të dhe janë përmirësuar nga viti në vit (dikur ishin insinuatat se numrat e të vdekurve në lista janë me dhjetëra mijëra) gjë që është vërtetuar në shumë grupe për reforma zgjedhore. Kurrë mangësitë në to nuk kanë qenë aq sa të keqpërdoren nga ndokush e jo që të ndikohet në procesin zgjedhorë në mënyrë joligjore.
Edhe ne vetë duke marr pjesë në dhjetëra cikluse zgjedhore nuk kemi vërejt që ka aq çrregullsi në lista zgjedhore, dhe aty janë votuesit real, shtetasit e MZ, me vendqëndrim të rregullt ligjorë.
Si kontraditë edhe vetë analiza e votuesve të bëra, këto ditë, nga OJQ-te për Nikshiq apo Herceg Novi ka treguar që vendqëndrimi apo posedimi i shumështesisë, jashtë ligjit dhe kushtetutës janë të theksuar atje por edhe në vetë Qeverinë e kjo që së paku dy Ministra posedojnë Vendbanimin në Sërbi dhe drejtë vote atje.
Thjeshtë nuk jemi naivë që Ministrat do ta lejojnë që ato të mbesin pa drejtën e votës dhe rrjedhimisht edhe vendet Ministrore të fituara me zor, prandaj shpreh zemërimin që vërtetohet që këto aktivitete kryekëput ka të bëjë me popujt pakicë, në radhë të parë me shqiptarët në diasporë.
Prandaj, ftojmë institucionet Qeveritare që më në fund të çojnë dorë nga këto aktivitete dhe që se ky ligji mbi Regjistra që është kompetencë e Kuvendit sipas vendimit po të kësaj shumice parlamentare të jetë pjesë e punës së KRGJZ dhe që atje të aprovohet me konsensusin e anëtarëve të këti komisioni.
Gjithashtu, ftojmë shoqatat e diasporës sonë që të përkrahin qëndrimin të dy deputetëve shqiptar në Kuvendin e MZ dhe të ngrisin zërin si te faktori ndërkombëtar ashtu edhe drejtë regjimit në pushtet në Mal të ZI.
Ne do të jemi në mbrojtje të drejtave të gjithë qytetarëve të MZ si këtu ashtu edhe në diaspore por tani e vlerësojmë që është momenti të aktivizoheni dhe të na mbështetni fuqishëm në qëndrimet tona.”

  • 1

    Radio