Sociale Më shumë

643 raste të reja me Covid 19. 13 në komunën e Ulqinit

Prej tvteuta09:31, 13 Nëntor 2020

Në Mal të Zi ditën e djeshme janë kryer 1758 analiza, kurse numri i të regjistruarve pozitiv është 643. Nga ISHP njoftohet se në këtë periudhë janë regjistruar edhe 8 viktima nga sëmundja, njëra prej të cilave është nga Ulqini.  Më shumë se gjysma e rasteve të djeshme janë nga Podgorica, 367, 57 janë nga Budva, kurse në komunën e Ulqinit janë regjistruar 13 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 246 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8356, prej të cilëve 263 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio