Sociale Më shumë

39 raste të reja dhe një viktimë nga Covid 19 në Mal të Zi

Prej tvteuta18:30, 8 Gusht 2020

Laboratorët e Institutit për Shëndet Publik në Mal të Zi në 24 orët e fundit kryen 325 analiza për prezencën e virusit Covid 19, nga të cilët 39 rezultuan pozitive, njoftohet nga ky institucion. Gjatë kësaj periudhe u regjistrua edhe një rast i vdekjes, bëhet fjalë për një pacient nga Podgorica lindur në vitin 1955. Numri më i madh i rasteve të sotme janë nga Podgorica, 22, 8 nga Nikshiqi, 2 nga Kotorri, kurse Biello Polje, Berane, Tivati, Herceg Novi, Budva , Pluzhina dhe Plava, kanë regjistruar nga një të infektuar.  Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 111 pacientë, numri i rasteve aktive është 1119, nga të cilët 25 janë nga Komuna e Ulqinit.

  • 1

    Radio