Sociale Më shumë

37 fëmijë në Mal të Zi të infektuar me koronavirus

Prej tvteuta16:34, 6 Prill 2020

Përveç të rriturve, virusi Covid 19 nuk po anashkalon as fëmijët, por të cilët duket se janë më rezistent ndaj simptomave që shkakton kjo sëmundje.  Në Mal të Zi deri tani janë 37 fëmijë të infektuar, 14 prej tyre më të rinjë se 9 vjeç kurse 23 prej 10 deri 19 vjeç, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik.  Nga 223 të infektuar në vend , 119 janë meshkuj kurse 105 femra. Mosha e të infektuarve varion nga 40-49 vjeç ku janë 40 persona, 50-59, 36 persona , kurse 53 janë mbi moshën 60 vjeç. Nën mbikqyrje ndodhen 6644 persona.

  • 1

    Radio