Aktuale Më shumë

3 ditë luftë, 198 ukrainas të vrarë nga sulmet ruse

Prej tvteuta14:40, 26 Shkurt 2022

 

Kievi në shtetrrethim nga ora 17:00 deri në orën  08:00

Që nga dita e parë e sulmit rus në Ukrainë, 198 ukrainas janë vrarë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në mesin e viktimave janë edhe 3 fëmijë.

Ministri ukrainas i Shëndetësisë ka konfirmuar këto të dhëna, duke shtuar se 1115 persona kanë mbetur të plagosur, duke përfshirë edhe 33 fëmijë.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona, përfshi dy fëmijë, mbetën të plagosur nga përleshjet e armatosura gjatë natës në rrugët e Kievit.

Sipas tij, nuk ka prani të madhe ushtarake në kryeqytetin ukrainas, por grupe diversante ruse janë aktive në zonë.
Ai ka shpallur një orar të ri për shtetrrethimin e kryeqytetit ukrainas.Kështu, Kievi do të jetë nën shtetrrethim nga ora 17:00 deri në orën 08:00 sipas orës lokale.Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe zëvendëson orarin e mëparshëm të shtetrrethimit që fillonte nga ora 22:00 deri në 07:00.
“Të gjithë civilët në rrugët gjatë orës policore do të konsiderohen si anëtarë të grupeve të kabotazhit dhe zbulimit të armikut”, ka shkruar në Twitter kryebashkiaku i Kievit, Klitschko.

  • 1

    Radio