Rajoni/Bota Më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: PDK, humbësja më e madhe

Prej tvteuta09:56, 21 Nëntor 2017

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë përfundoi me rezultate të papritura duke ndryshuar hartën elektorale si kurrë më parë. Me rezultatet përfundimtare që nuk janë shpallur ende, priten ndryshime të tjera. Sipas votave të numëruara deri më tani, humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve është PDK-ja e Kadri Veselit. Ajo do të qeverisë me vetëm 5 prej tyre, pasi ka humbur pushtetin në 6 të tjera, përfshirë Prizrenin.

Ky i fundit përmbysi rezultatin duke nxjerrë fitues Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes. Partia Demokratike e Kosovës humbi gjithashtu komunat Kamenicë, Vushtri, Klinë, Rahovec e Skënderaj. LDK është ajo që fitoi numrin më të lartë të komunave, 8 të tilla, ndërsa AAK mori një më pak. Megjithatë, partia e Ramush Haradinaj mund t’i gëzohet suksesit të fitores së 4 komunave të reja, përfshirë Gjakovën të cilën ia rrëmbeu Mimoza Kusari Lilës. Vetëvendosje fitoi bindshëm Kamenicën, ndërsa në Prizren dhe Prishtinë, ku nxitoi të shpallte triumfin, ende nuk e ka të sigurtë qeverisjen.

  • 1

    Radio