Politikë Më shumë

Zgjedhjet në Berane: Mundësi që PDS të dalë në koalicion me SD dhe PB

Prej tvteuta09:47, 22 Dhjetor 2017

Në zgjedhjet lokale në Berane që do të mbahen paralelisht me ato të Ulqinit me 4 shkurt, Partia Demokratike e Socialistëve ka mundësi të dalë në koalicion me Partinë Boshnjake dhe Socialdemokratët, thonë burim të Pobjedës pranë këtyre partive.

Kryetari i Këshillit Komunal i PDS-së në Berane, Bogdna Fatiq, ka thënë se me partnerët e nivelit qendror ekziston një komunikim i mirë dhe se ka gjasa që kjo të finalizohet me dalje me një listë të përbashkët  në zgjedhjet lokale. Nga kjo parti shprehen të sigurtë se në zgjedhje do të dalin fitues dhe do të formojnë pushtetin e ardhshëm. Dalja në koalicion me parti të tjera do të jetë e para për PDS-në pas gati 4 viteve.

  • 1

    Radio