Aktuale Më shumë

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 23 tetor

Prej tvteuta17:36, 10 Maj 2022

Këshilltar i Presidentit të Malit të Zi për sistemin kushtetues dhe çështjet ligjore Boris Bastijançiq njoftoi se zgjedhjet lokale, të cilat u shtynë me vendim të Kuvendit, do të mbahen më 23 tetor, sipas vendimit të sotëm të Presidentit Millo Gjukanoviq.

Kjo nënkupton se për 23 tetor shtyhen zgjedhjet në Tivat, Budva, , Zhabljakut, Rozhaj, Tivar, Danillovgrad, Kollashin, Podgoricë dhe Pljevlja, të cilat më herët u shpallën për në qershor po nga vetë presidenti. Nga presidenca thonë se është e nevojshme të theksohet se vendimi për të shpallur zgjedhjet në Gollubovci, Plavë dhe Rozhajë, të cila po ashtu do të mbahen më 23 tetor të këtij viti, do të bëhet në kohën e duhur dhe në periudhë të paracaktuar me ligj.

  • 1

    Radio