Aktuale Më shumë

Zelenski: Jam i gatshëm të takohem me Putin

Prej tvteuta09:04, 24 Maj 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një video-lidhje në Forumin Ekonomik Botëror sot në Davos, se Vladimir Putin ishte i vetmi zyrtar rus që ai ishte i gatshëm të takohej me vetëm një qëllim – t’i jepte fund luftës.

“Pa të (Putin) nuk merren vendime. Dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë… Nëse flasim për një vendim konkret për përfundimin e luftës, atëherë ky vendim nuk do të merret pa të.. Prandaj, në parim, nuk pranoj asnjë takim me askënd nga Federata Ruse, përveç me presidentin dhe vetëm nëse ka një çështje në tryezë – atë për përfundimin e luftës. Nuk ka asgjë tjetër për të folur”, tha Zelensky,

Ai gjithashtu bëri thirrje për një pezullim të plotë të tregtisë me Rusinë, duke përfshirë një embargo ndaj naftës ruse, masa kundër të gjitha bankave pa përjashtim, dhe tërheqjen e të gjitha kompanive të huaja nga tregu rus.

  • 1

    Radio