ZBULOHET AUTORI VRASJES SË TURISTËVE
Prej tvteuta6 July 2015
Policia shqiptare arriti të arrestojë autorin e vrasjes se dy turistëve çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe. Policia identifikoi dhe, më pas, arriti të arrestojë personin e dyshuar që kreu krimin, 20 vjeçari Sokol Fran Mjacaj, lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit.Ai ka vuajtur një dënim të dhënë më parë nga gjykatat shqiptare me 5 vite burgim për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim. Vetëm një muaj pas daljes nga burgu, ai të premtën në mbrëmje ka kryer një tjetër vepër kriminale, duke vrarë në pabesi dy turistët e huaj.