Politikë Më shumë

Washingtoni po anëtarësimit te Malit të Zi në NATO

Prej tvteuta10:22, 16 Shtator 2015

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke pasur parasysh se ky vend vazhdon t’i kryej reformat dhe për shkak të rritjes së mbështetjes popullore për anëtarësim në aleancën perëndimore të sigurisë, është deklaruar nga Shtëpia e Bardhë. Në një bisedë telefonike mbrëmë vonë, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin ftesën për anëtarësim të Malit të Zi, në muajin dhjetor, kur mbahet mbledhja e ministrave të jashtëm të aleancës. “Zëvendëspresidenti dhe kryeministri janë pajtuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO fuqishëm do ta ankoroj Malin e Zi në institucionet Evro-atlantike, do të promovoj stabilitet më të madh rajonal në Ballkan, dhe do ta demonstroj kredibilitetin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s”, thuhet në kumtesë.

  • 1

    Radio