Vujanoviq: Do ta përkrah Gjukanoviqin për president
Prej tvteuta6 March 2017
Duket se njëra nga kandidaturat e mundshme për president të Malit të Zi po bëhet gjithnjë e më reale, pasi presidenti aktual Filip Vujanoviq ka deklaruar se do ta përkrahete ish kryeministrin Millo Gjukanoviq për president nëse ky i fundit vendos të kandidohet. Edhe pse Gjukanoviq nga ana e tij nuk është deklaruar në lidhje me këtë çështje, kjo mundësi është parë si mjaft reale pas tërheqjes së tij si kryeministër pas zgjedhjeve të tetorit. Vujanoviq tha se nuk ka informacion në lidhje me qëndrimin e Gjukanoviq për këtë çështje, por shprehu dëshirën e tij që ai të jetë kandidat për president, duke pasur parasysh përkrahjen që gëzon.