Aktuale Më shumë

VIZITA E AMBASADORES SË SHBA-ve BIBLIOTEKËS SË ULQINIT

Prej tvteuta14:36, 9 Mars 2022

Kumtesë për media

Me datën 28 shkurt Bibliotekën e Qytetit tonë e vizitoi ambasadorja e SHBA në Podgoricë, Shkëlqesia e saj Judy Rising Reinke dhe bashkëpunëtorët e saj.

Qëllimi i vizitës së saj ishte njohja me pogramet dhe aktivitetet për fëmijë dhe të rinj, të cilat organizohen në Youth Corner-in (Këndin për të Rinj) tonë, e posaçërsisht njohja me të rinjtë e klubit rinor „Iuvenis“.

Udhëheqësja e Bibliotekës, Ardita Rama e njoftoi Shkëlqesinë e saj shkurtimisht me Bibliotekën e Ulqinit, me idenë e themelimit të Youth Corner-it, programet dhe aktivitetet që zhvillohen aty, si dhe me bashkëpunimin e shkëqyeshëm me klubin rinor „Iuvenis“.

Në vazhdim, të rinjtë mbajtën një prezantim të shkurtër të aktiviteve të tyre të realizuara me përkrahjen e Bibliotekës në Youth Corner.

Pjesa tjetër e vizitës kaloi në një bashkëbisedim relaksues mes të rinjve dhe ambasadores Reinke dhe bashkëpunëtoreve të saj. U bisedua për mundësitë e kalimit të kohës së lirë të të rinjve në Ulqin, për interesimin e tyre për studime jashtë vendit, konkretisht në SHBA, për politikat rinore të pushtetit lokal etj.

Në fund, ambasadorja Reinke përgëzoi të rinjtë për themelimin e klubit dhe entuziazmin e tyre, si dhe stafin e Bibliotekës për përkrahjen e të rinjve dhe punën me të rinj.

 

 

  • 1

    Radio