Viti i ri islam
Prej tvteuta12:53, 16 Tetor 2015
Me rastin e hixhretit, vitit të ri islam 1437, në sallën e konferencës të hotelit Mediteran Bashkësia Islame e Ulqinit organizoi mbrëmje fetare. Në fjalën përshëndetëse, kryeimami i Bashkësisë Islame mr. Ali ef. Bardhi e spjegoj rëndësinë e vitit të ri hixhretit.
Ligjëruesit e kësaj mbrëmje ishin: zyrtari i meshihatit Omer ef. Kajoshaj i cili në detale foli për hixhretin, kurse kuran, ilahi dhe salavate kënduan Ismail ef. Hysi, Besim ef. Cura dhe Mirsad ef. Muçaj.