“Vitet e humbura”, libri më i ri i autorit Shaban Peraj
Prej tvteuta09:49, 4 Shkurt 2016

Sonte në restorantin Lamiga në Krythë të Anës së Malit, do të përurohet libri më i ri i Shaban Perajt, “Vitet e humbura”. Peraj, në këtë libër publicistik kryesisht trajton tema nga problemet shoqërore, problemet e kulturës , intervista, komente e opinione. Lidhur me librin në fjalë, do të flasin, Nali Draga , Gjekë Gjonaj dhe Ali Salaj.
Ky është libri i dytë i Shaban Perajt. Ai në vitin 2005 ka botuar librin m monografik “Ana e Malit”. Ka qen kryeredaktor në Radio Ulqin dhe bashkëpunëtorë i shumë gazetave shqipe në Kosovë e Shqipëri. Para se të merret me gazetari ka punuar si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qendër të arsimit të mesëm në Ferizaj dhe në Gjimnazin e Ulqinit.