Rajoni/Bota Më shumë

(VIDEO) Zelensky: Rusia ka filluar luftën kundër Ukrainës

Prej tvteuta08:17, 24 Shkurt 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka “aktivizuar” ligjin ushtarak dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë në një fjalim të shkurtër video të enjten në mëngjes.

“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes presidenti (Vladimir) Putin njoftoi një operacion special ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë. Një minutë më parë pata një bisedë me presidentin (Joe) Biden. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare. Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke punuar”, ka thënë ai.

“Asnjë panik. Ne jemi te forte. Ne jemi gati për gjithçka. Ne do të fitojmë mbi të gjithë, sepse ne jemi Ukraina”, ka shtuar më tej Zelensky.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleb, ka shkruar në Twitter se Putini ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ai në Twitter.

  • 1

    Radio