Rajoni/Bota Më shumë

(VIDEO) Rusi i vë flakën vetës, nuk dëshiron të shkojë në luftë në Ukrainë

Prej tvteuta12:37, 28 Shtator 2022

Videoja tronditëse tregon një burrë rus duke i ndezur vetes zjarrin për të mos u rekrutuar në luftën e Ukrainës.

Më pak se një javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi “mobilizimin e pjesshëm” të deri në 300 mijë rezervistëve, gazeta ruse e lajmeve YA62 ndau pamjet e një burri në qytetin juglindor të Ryazanit duke u mbuluar nga flakët.

“Në stacionin e autobusëve në Ryazan, një burrë i vuri flakën vetes”, thuhej në postim, raporton nypost.

“Ai bërtiti se nuk dëshironte të merrte pjesë në një operacion special në Ukrainë”.

Pas shuarjes së flakëve, njeriu shihet duke u shoqëruar në ambulancë nga policia.

Një dëshmitar okular i tha YA62 se ai shpëtoi me lëndime të lehta, ndërsa revista Novaya Gazeta shkruante se ai kishte djegie në mbi 90 për qind të trupit.

  • 1

    Radio