TURIZËM Më shumë

Ulqini, destinacion i pëlqyer për festat e fundvitit

Prej tvteuta10:23, 21 Dhjetor 2017

Organizata Turistike Nacionale e Malit të Zi, organizoi dje në Podgoricë një takim me përfaqësuesit e mediave më të njohura nga Shqipëria, si Top Channel, Klan dhe TVSH, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Organizatës Turistike të Ulqinit.

Gazetarët nga Shqipëria kanë qëndruar në Mal të Zi për tu njoftuar me ofertat turistike të vendit , sidomos turizmin dimëror dhe atë të festave të fundvitit. Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën Turistike dhe Qendrën Kulturore këtë vit ka ndërmarrë një organizim madhor për festat e fundvitit, dhe synohet që në të ardhmen kjo të bëhet traditë, duke e vendosur Ulqinin si destinacion të njohur për kalimin e festave të fundvitit, tha për televizionin Teuta Armend Milla nga Organizata Turistike e Ulqinit.

  • 1

    Radio