Ujkaj: Aktivitetet e fundvitit kanë për qellim që Tuzit t’i japin imazhin që meriton

Prej tvteuta14:27, 24 Dhjetor 2021

Festat e fundvitit sjellin atmosferën pozitive dhe shpresën e ditëve më të mira. Kjo atmosferë po ndjehet më së miri edhe në komunën e Tuzit. Aktivitetet e fundvitit duke kulmuar me pazarin e dimrit i cili është i hapur që nga data 7 dhjetor, i kanë dhënë Tuzit dhe banorëve atë që meritojnë, u shpreh për Televizionin Teuta sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale e komunës së Tuzit, Marina Ujkaj.

Duke qënë se po lëmë pas vetes një tjetër vit sfidues, Ujkaj shprehet se kishin për qellim që përmes pazarit të dimrit tu ofronin qytetarëve të tuzit një mundësi ku përveç argëtimit ata të prezantonin edhe produktet e veta. Karakteristik tjetër e këtij pazari janë aktivitetet e shumta kulturore, të cilat orgnaizohen në bashkëpunim me Organizaten Turistike të Tuzit.

Ndërsa për her të parë në Tuz u organizua edhe koncerti i Krishtlindjeve. E veçanta e të gjithë këtyre organizimeve është se Tuzi po vizitohet edhe nga qytetarë të komunave të tjera të Malit të Zi.

Edhe pse kanë kaluar vetëm dy vite nga kur Tuzi është Komunë e pavarur , organizime të tilla tregojnë se nuk janë mbrapa Komunave të tjera.

  • 1

    Radio