U mbajt premiera e filmit dokumentar “Shkollat shqipe në Mal të Zi”

Prej tvteuta13:54, 6 Tetor 2023

Në Qendrën për Kulturë mbrëmë u dha premiera e filmit dokumentar “Shkollat shqipe në Mal të Zi”. Ky film dokumentar ishte debutim në lëminë e dokumentarëve i të rinjve të qytetit tonë Visar Doda, Jetmir Muja dhe Armend Shabani. Dokumentari trajton historinë e themelimit të shkollave shqipe në Mal të Zi dhe sfidat me të cilat janë përballur arsimtarët shqiptarë ndër vite. Të pranishmit e shumtë e pritën me interes dhe emocione shfaqjen e këtij dokumentari historik.
Hapja e shkollave shqipe në Mal të Zi ka kaluar përmes peripecishë dhe vështirësishë të mëdha dhe nuk do të bëhej e mundshme pa përpjekjet e mëdha të arsimtarëve të përkushtuar të cilët e kuptonin rëndësinë e madhe të mësimit të brezave të rinj në gjuhën e tyre amtare. Në dokumentar, përmes intervistave të detajuara të protagonistëve rrëfehen rrethanat historike të kohës si edhe pasqyrohet puna e palodhur e pionerëve të arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

  • 1

    Radio