Aktuale Më shumë

U bë përurimi i librit “Shkolla Shqipe në Ulqin – historiku dhe veteranët”

Prej tvteuta19:28, 8 Maj 2023

Qendra për kulturë – Biblioteka dhe Bashkimi i krijuesve shqiptar në Mal të Zi organizuan  përurimin e librit “SHKOLLA SHQIPE NË ULQIN -historiku dhe veteranët”, të autorëve Hajro Ulqinaku dhe Gani Karamanaga.

Sipas  publicistit Gjekë Gjonaj, Monografia “Shkolla shqipe në Ulqin” ( Historiku dhe veteranët) tenton ta mbajë gjallë në kujtesën tonë dhe të mos kalojë në heshtje rruga tepër e vështirë e arsimimit të shqiptarëve në trojet e veta etnike, pra edhe në Ulqin me rrethinë.

Ky leksikon shërben edhe si një shprehje falendërimi e mirënjohjeje për afro 60 veteranë/e të arsimit sa janë përfshirë këtu, të cilët me punën e tyre ringjallën shpresat e shqiptarëve dhe shqiptareve dhe e mbajtën të ndezur zjarrin e atdhedashurisë te popullata vendase.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio