Turneu Mbarëkombëtarë në fudboll, 80 fëmijë do të vendosen në familje ulqinake
Prej tvteuta13:35, 26 Mars 2019
Për nderë të ditës së Ulqinit, duke filluar nga data 4 prill deri më 6 prill 2019, në Ulqin do të mbahet edicioni i 15-të i Turneut Mbarëkombëtar në Futboll për grupmoshat U – 15. Marrin pjesë fëmijët nga Durrësi ( Shqipëri), Tetova ( Maqedoni), BJanoci ( Lugina e Preshevës) Peja (Kosovë) dhe për herë të parë, në historinë 15 vjeçare të këtij evenimenti mbarëkombëtar, me pjesëmarrjen e tyre na nderojnë fëmijët e Arbreshit të Zarës.
Ky Turne, përveç garës sportive, pikësepari ka në fokus shoqërimin dhe njohjen e fëmijëve në mes tyre, e mbi të gjitha njohjen e fëmijëve dhe të rriturve, me trevat mbarëshqiptare , krijimin e miqësive të reja dhe vënja e këtyre njohurive në funksion të rritjes së vlerave kulturore, sportive e turistike të qytetit tonë. Për këtë arsye fëmijët pjesëmarrës vendosen në familjet e moshatarëve të tyre.
Fëmijët ulqinak për 12 vite rresht ( 2 herë është mbajtur në Ulqin) janë vëndosur e janë mirëpritur me dashuri e respekt të veçantë në familjet e moshatarëve të tyre në Durrës, Tetovë, Bujanoc e Pejë.
Prandaj u bëjmë thirje familjeve ulqinake që kësaj rradhe të tregohen nikoqir të mirë, bujar e mikpritës të vërtetë, ashtu si u ka hije Ulqinakëve, t’ju kthejmë borxhin familjeve të qyteteve të përmendura e t’i pranojmë e strehojmë 80 fëmijë nga këto qytete, natyrisht çdo kush sipas mundësive akomoduese.
Lidhur më sa cekëm më lartë luten familjet ulqinake, të cilat kanë mundësi e deshirojnë të përkrahin këtë aktivitet mbarëkombëtarë,që më se largu deri më 2 prill, të paraqiten në numrat e tel celular: 069 444 567 ose 067 819 894, për të dhënë shenimet e nevojshme dhe për të deklaruar numrin e fëmijëve të cilët do t’i vëndosin në familjen e tyre.
Shpresojmë dhe besojmë në bujarinë dhe mikëpritjen e familjeve ulqinake. Â
KËSHILLI ORGANIZATIV I EDICIONIT TË 15-TË TE TMKF u-15