Aktuale Më shumë

Tuneli Sozina: Për 10 muaj 2,3 milionë automjete

Prej tvteuta09:49, 10 Dhjetor 2016

Nga janari deri në tetor të këtij viti përmes tunelit Sozina kanë kaluar  gijithsejt 2.313.418 automjete, kurse kompania Monteput, e cila menaxhon tunelin, ka pasur të ardhura  prej  rreth  7, 7 milion euro.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në tunel kanë kaluar dy milionë automjete dhe të ardhurat ishin rreth 6.8 milionë euro. “Në dhjetë muajt e parë kalimi i automjeteve nëpërmjet tunelit Sozina është rritur për 15.40 për qind dhe të ardhurat për 13.53 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e kësaj kompanie, i cili u miratua në seancën e fundit të Qeverisë.

  • 1

    Radio