Sociale Më shumë

Tryezë e rrumbullakët në lidhje me Kriporen e Ulqinit

Prej tvteuta18:34, 17 Tetor 2015

 “Mbrojtja dhe valorizimi i burimeve natyrore të Kripores së Ulqinit”, ishte tema e tryezës së rrumbullakët e cila u mbajt në sallën e konferencës të hotelit Olimpik,e organizuar nga  Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi dhe Parqet Kombëtare të Malit të Zi.

Në kuadër të simpoziumit të gjashtë Ndërkombëtarë të Ekologëve të Malit të Zi mbi këtë temë folën sekretaria shtetërore e Ministrisë së Zhvillimit të Qendrueshëm dhe Turizmit Dalliborka Pejoviq, Zoran Mrdak drejtori I Parkut Kombëtar të Malit të Zi si dhe Kryetari i këshillit Shkencorë të Univerzitetit të Malit të Zi profesor Vlladimir Pershiq.

Pejoviq tha se mbrojtja e Kripores nuk është problem vetëm I një qyteti e as I qeverisjes locale, por është problem në nivel shtetërorë.

Mes të tjerash shtoj “se shpresojmë që do të mbajmë premtimin që kjo zonë të mbetet e mbrojtur jo përkohëshisht, por përherësisht”.

Zoran Mrdak drejtori I Parkut Kombëtar të Malit të Zi tha se ata para disa ditëve kanë nënshkruar kontratën  me udhëheqësinë e falimentimit të ndermarrjes Kriporja Bajo Sekuliq,dhe premtojnë se në vitin në vazhdim do të punojnë në të mirë të kësaj ndërrmarie.

  • 1

    Radio