Aktuale Më shumë

Tenisti gjerman Zverev shkakton skandal, sulmon gjyqtarin me reketë pas humbjes

Prej tvteuta16:27, 24 Shkurt 2022

Tenisti gjerman Alexander Zverev ka bërë një skandal të paprecedentë në turneun ATP në Acapulco të Meksikës, ku pas ndeshjes me çifte ai sulmoi gjyqtarin dhe tentoi ta godiste me reketë.

Incidenti ndodhi pasi ai dhe partneri i tij Marcelo Melo humbën ndaj Harry Heliovaare dhe Lloyd Glasspool.

Zverev dhe Melo besuan se një pikë ishte dhënë gabimisht në favor të rivalëve të tyre në setin e tretë.

Tenisti i tretë në botë iu afrua karriges ku ishte ulur gjyqtari para se të fillonte ta godiste me raketë. Më pas ai u ul, por iu afrua sërish gjyqtarit dhe me sharje të forta vazhdoi të godiste raketën pranë këmbëve ndërsa gjyqtari iu shmang.

 

“Ti e prishe të gjithë ndeshjen. Gjithë ndeshjen e ndyrë”, bërtiti gjermani.

ATP-ja ka reaguar menjëherë dhe e ka skualifikuar Zverevin nga turneu dhe me siguri do të përballet me sanksione edhe më të rënda pas këtij incidenti të pazakontë.

Zverev duhej të luante me Peter Gojowczyk në raundin e 16-të në garën individuale, ku do të duhej ta mbronte titullin e fituar një vit më parë në Acapulco.

  • 1

    Radio