Aktuale Më shumë

Të shtunen “Këshilla” organizon tribunë fetare

Prej tvteuta10:04, 25 Shkurt 2017

Shoqata edukativo-humanitare-kulturore “Këshilla” për të dytin vit me radhë organizon mbrëmje fetare. Më 25 shkurt në Qendrën për kulturë do të mbahet tribunë me ligjerues të ndyshëm, me tema të cilat prekin shoqërinë tonë. Përveç ligjeratave gjithashtu kanë përgaditur dhe program argëtues për publikun. “Primarius Ali Iljazi i cili është mjek i njoftur do të këshilloj të pranishmit mbi shëndetin si faktorin kryesor të jetës, kurse ligjerues tjetër do të jetë edhe teologu dr. Zekerija Bajrami.

Programin e larmishëm do ta plotësojmë me ilahi ku interpretues do të jenë: Ferki Shala, Adem Ramadani dhe Mehmet Kollari. Gjithashtu është planifikuar që gjatë  programit të ketë dhe humor dhe kësaj radhe të pranishmit do ti argëtoj Hazbi Ahmeti ,i njohur me emrin artistik Therra” thotë për TV Teuta kryetari i shoqatës ArbenTafa. Për të gjithë të interesuarit programi fillon në ora 19:30 dhe hyrja është falas.

  • 1

    Radio