Të Mirate Detare: 25,000 euro për hapjen e grykëderdhjes së Bunës
Prej tvteuta09:49, 12 Tetor 2017
Ndërmarrja publike të Mirat Detare deri tani kanë shpenzuar rreth 25.000 euro në hapjen e grykëderdhjes së Bunës, e cila dy herë gjatë këtij viti është mbyllur nga rëra. Arsyeja e mbylljes është niveli i ulët i Liqenit të Shkodrës i cili këtë vit ka rënë nën çdo rekord, çka ka ndikuar në qarkullimin e ujit.
Ekspertët thonë se hapja e grykëderhsjes është masë e përkohëshme , pasi për të përmirsuar situatën duhet të ndërhyhet në ndarjen e rrjedhave. Për këtë Drejtoria e Ujrave ka përgatitur edhe tenderin i cili pritet të përfundojë gjatë këtij muaji.