Aktuale Më shumë

Të dytët në Evropë për nga rritja ekonomike

Prej tvteuta10:52, 13 Mars 2024

Norma reale e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ishte 6.6 për qind, që e bën Malin e Zi vendin e dytë në Evropë për nga rritja ekonomike, njoftoi Monstat.

Në listën e Eurostat-it, vetëm Malta është përpara Malit të Zi me rritje ekonomike prej 7.1 për qind në tremujorin e tretë të 2023.

Në të njëjtën kohë, midis vendeve të BE-së, norma reale e rritjes së PBB-së ishte minus 0.2 për qind.

“Produkti i brendshëm bruto i Malit të Zi në tremujorin e tretë të vitit 2023 ishte 2,2 milionë euro (2,171,600 euro), ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 1,868,900 euro. Norma reale e rritjes së PBB-së në tremujorin e tretë të 2023 ishte 6.6%,” njoftoi Monstat.

Kujtojmë se rritja e ekonomisë malazeze në tremujorin e dytë të vitit të kaluar ishte 6.9 për qind.

  • 1

    Radio