Nimanbegu: Duam udheheqje te ndershme, transparente dhe te barabarte per te gjithe qytetaret

Pas  shpalljes se rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve lokale te Komunes se Ulqinit nga Komisioni zgjedhor komunal, lideri i Forces Genci |Nimanbegu ka vleresuar permes postimit ne rrjetin Facebook se me verifikimin e rezulltateve nisin procedurat e pregaditjes se pozicionimit dhe kritereve per negociata.
“E kemi shume te qarte cka deshirojme si Force e Re Demokratike
“Udhëheqja e ndershme, transparente dhe e barabartë për të gjithë qytetarët”, është ndër objektivat kryesore të programit zgjedhor të Forcës së Re Demokratike. Në qytetin tonë politika ka ndjekur modelet e gabuara ku më shumë ka promovuar anët negative të politikanit.
Është koha që sot të hapim një shteg të ri dhe të sjellim në mesin tonë një model tjetër ku ndershmëria udhëheq, ku gënjeshtra nuk korr sukses dhe ku e drejta është ideal i arritshëm.
Forca e Re Demokratike ka bërë ndryshime në strukturën e vet, prandaj me njerëz të rinj që i japin frymë të re listës tonë, lind edhe shpresa se e ardhmja e Ulqinit është me Forcën”, shkruan Nimanbegu ne postimin e tij.

*VIDEO*Genci Nimanbegu – Bartësi i listës Forca e re Demokratike e kreu obligimin e vet qytetar

”Procesi i votimit, besoj që  do të jetë në rregull, siç është zakonisht në komunën tonë. Këto janë zgjedhje shumë të veçanta për Ulqinin pasi që më në fund i jepet shansa që të kemi një ndryshim cilësor, ndryshim i cili do të mundësojë një qeverisje të ndershme dhe të drejtë. Pritshmëritë tona, pritshmëritë e Forcës janë që të vërtetojë që jemi subjekti më i madh, jo vetëm në komunën tonë, por edhe për shqiptarët në Mal të Zi dhe besojmë që populli këtë do ta vlerësojë me votën e lirë”, deklaroi për televizionin Teuta Genci Nimanbegu, bartësi i listës ‘Forca e Re Demokratike’.

 

 

*VIDEO*Mehmed Zenka – bartësi i listës së koalicionit shqiptar UDSH – LDnëMZ e kreu obligimin qytetar

‘’Sa i përket këtyre zgjedhjeve, kolaicioni jonë ka me të vërtetë një optimizëm dhe dallim prej zgjedhjeve tjera, kësaj here e ndiejmë veten që do dalim si një parti e cila me të vërtetë në fazen parazgjedhore ka kryer obligimin e vet si parti profesionale, ndërsa presim edhe prej popullit që të na falin besimin që të punojmë për vendin tonë. Do të jemi një surprizë e këndshme për ne dhe ndoshta tmerr për ndokënd tjetër. Prioriteti është subjekti nacional tjetër, mandej do shofim’’, deklaroi për televizionin Teuta Mehmed Zenka, bartësi i listës së koalicionit shqiptar UDSH – LDnëMZ.

 

*VIDEO*Omer Bajraktari – bartësi i listës ,,Fillim i ri” e kreu obligimin qytetar

”Dëshiroj të them që në dallim nga fushatat tjera, ka qenë një fushatë shumë më pozitive dhe jemi shumë të kënaqur që edhe ne e kemi dhënë kontributin tonë që kjo fushatë të jetë pozitive, të jetë fushatë e pajtimit, fushatë për një Ulqin më të mirë dhe uroj edhe partitë tjera që garojnë sot në sukses. Ne jemi të sigurtë në fitoren tonë, presim një fitore të bindshëm” deklaroi për televizionin Teuta Omer Bajraktari, bartësi i listës ”Fillim i ri”

 

*VIDEO*Haki Mavriq – bartësi i listës së koalicionit PDS – PB e kreu obligimin qytetar

‘Presim  rezultat të shkëlqyer. Kemi një listë me emra të njerëzve të rinjë të cilët kanë vullnet dhe energji që të kontribojnë në zhvillimin e qytetit tonë. Sa i përket koalicioneve, jemi të hapur për të gjithë ato lista dhe parti të cilët kanë kapacitet dhe programe zhvillimore që japim maksimumin dhe të çojmë përpara zhvillimin e qytetit tonë’’, deklaroi për televizionin Teuta Haki Mavriq, bartësi i listës së koalicionit PDS – PB.

 

  • 1

    Radio