Esmin Beqoviq: 410 mijë euro për ngritjen e standardit jetësorë në Ulqin

Drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmin Beqoviq është takuar me kryetarin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktarin dhe sekretarin shtetëror të Ministrisë së financave Agron Ibrahimin, me të cilët ka biseduar mbi realizimin e projekteve kapitale në Komunën e Ulqinit. Drejtori Beqoviq dhe kryetari Bajraktari, me këtë rast ata kanë nënshkruar kontratën prej 410.000 euro për ndërtimin e infrastrukturës lokale, të cilat do të mundësojnë realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në teritorin e Komunës së Ulqinit.

Përfaqësuesit e komunës kanë theksuar nevojën për zhvillimin e infrastrukturës në Ulqin, me theks të posaçëm në realizimin e projektit për ndërtimin e bulevardit i cili paraqet një nga projektet më të rëndësishme të komunës.

Drejtori Beqoviq, ka vlerësuar lartë rëndësinë e rolit të Drejtorisë për projekte kapitale kur është në pyetje pregatitja dhe realizimi i projekteve, avancimi i infrastrukturës komunale dhe infrastrukturës s komunikacionit, duke veçuar se bashkëpunimi në mes të drejtorisë dhe komunës do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të rritjes së cilësisë së jetës së banorëve të Ulqinit.

Me taxi ne Ulqin me 5€ udhetoni në vitin 2075

Një dukuri e pazakontë ka ndodhur sot në Ulqin. Një mysafire I cili po qëndron në Ulqin njoftoi TV Teuta për një rast të cuditshëm me taxi, duke treguar se I njëjti taxi I kishte kërkuar çmime të ndryshme-të dyfishuar për të njëjtin drejtim. Mysafiri kishte ftuar Taxin në Ulqin I cili në drejtim Pinjesh-Liman sipas tarifës I kushtoi 2 euro e 30 cent, mirëpo në kthim Liman-Pinjesh I njëjti taxi i kërkoi 5 euro për të njëjtin rrugëtim. Mysafiri (turisti nga Kosova) pasiqë I kërkuan 5 euro, ai u kërkoi llogarine fiskale. Vozitësi I taksisë I dha llogarinë fiskale por të parregullt, në të cilën është shënuar data 27.07.2075. Sjellja e vozitësit të taksisë me mysafirin nga Kosova nuk ishte e shembullit mikpritës të një qyteti turistik . Shpresojmë që keqpërdorimet dhe përfitimet e shpejta individuale të mos bëhen pjesë e dëmtimit të imazhit të Ulqinit.
Ps: Mysafiri e dërgoi Llogarinë fiskale tek organet kompetente

Ulqini mirënjohes ndaj turistëve kosovarë

Kumtesë

Mbas pushimeve të majit, në Ulqin mbizotëron një atmosferë plot shpresa. Edhe kësaj here, arsyeja për këte janë mysafirët nga Kosova dhe dijaspora.

Më lejoni që në emrin e pronarëve të hoteleve dhe apartamenteve të Ulqinit, qytetarëve të Ulqinit dhe gjithë afaristëve të Komunës së Ulqinit t’ju shpreh falenderimet më të sinqerta duke pasur parasysh që edhe këtë vit si çdo vit, vizitat tuaja në viset tona nuk kanë munguar gjatë festave të Majit pamvarsisht prej rrethanave te këtij viti. Në veçanti vlerëaojme vizitën që na ka bërë rinia kosovare duke verifikuar edhe njëherë interesimin e jashtëzakonshëm për Ulqinin si destinacion primar per pushimet e veta.

Duke pasur parasysh që ndodhemi në njê vit ku gjithë europa gjendet ne nje situatë jo te mire, mund të themi që Ulqini si destinacion përsëri do te beje të pamundurën që të jetë në shërbim të turistave.

Ulqini po zhvillhet si destinacion turistik europian por gjithmone me cmime te arsyeshme, oferte turistike te avancuar, mikpritje tradicionale dhe sherbime bashkekohore. Poashtu mund te them qe ashtu si gjithmone, ne Ulqin turistet mund te ndihen te sigurt dhe te mbrojtur ashtu si ndhen ne vendin e vet, ne vecanti, turiatet nga kosova qe kane vend te posacem per ulqinaket.

Më lejoni që ne fund, t’ju them faleminderit edhe njëherë që vazhdoni të zgjidhni Ulqinin si destinacion primar për pushimet e juaja.
Ju mirepresim te shijojme plazhin, ushqimet, traditen, mikpritjen, atmosferen e bukur dhe bukurite natyrore.

Fuad Llunji, Kryetar i shoqatës të Hoteleve dhe Apartamenteve të Ulqinit.

Fondacioni ‘Dëshmia’ organizon iftare gjatë muajit të Ramazanit

Ditën e nesërme, me datën 2 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.  Fondacioni ‘Dëshmia’, edhe këtë vit, me rastin e këtij muaji të madhërishëm, organizon iftare për të moshuarit, të varfërit, jetimët  dhe personat në nevojë. Organizimi i Iftareve nënkupton sjelljen e racioneve të ushqimeve në shtëpia 15-30 min para kohës së iftarit.

Në emisionin e mëngjesit ‘Ditë e Re’ ishte i ftuar sot Kryetari i Fondacionit ‘Dëshmia’ Imam Astrit Nikaj, ku tha që është viti i 3-të që Fondacioni vazhdon me aktivitetetet e iftareve. Detajisht  imami tregon se kanë pasur mbështetje të madhe në organizim dhe mbledhjen e fondeve             sepse dëshira e njerëzve për të ndihmuar rreth këtij aktiviteti është shumë e madhe.

Për më shumë rreth organizimit të Iftarit nga Fondacioni ‘Dëshmia’ mund të ndiqni intervistën  e mëposhtme;

 

*VIDEO*Genci Nimanbegu – Bartësi i listës Forca e re Demokratike e kreu obligimin e vet qytetar

”Procesi i votimit, besoj që  do të jetë në rregull, siç është zakonisht në komunën tonë. Këto janë zgjedhje shumë të veçanta për Ulqinin pasi që më në fund i jepet shansa që të kemi një ndryshim cilësor, ndryshim i cili do të mundësojë një qeverisje të ndershme dhe të drejtë. Pritshmëritë tona, pritshmëritë e Forcës janë që të vërtetojë që jemi subjekti më i madh, jo vetëm në komunën tonë, por edhe për shqiptarët në Mal të Zi dhe besojmë që populli këtë do ta vlerësojë me votën e lirë”, deklaroi për televizionin Teuta Genci Nimanbegu, bartësi i listës ‘Forca e Re Demokratike’.

 

 

Bastijançiq: Zgjedhjet në Ulqin dhe Berane më së voni deri më 27 mars të vitit të ardhshëm

Zgjedhjet në Ulqin dhe Berane duhet të mbahen më së voni deri më 27 mars të vitit të ardhshëm, tha sot Boris Bastijançiq, këshilltar për sistemin kushtetues dhe çështje juridike i Presidentit të Malit të Zi

Mandati i Kuvendit të Komunës së Beranës dhe Kuvendit Komunal të Ulqinit nuk i skadon në shkurt (siç mund të lexohej dhe dëgjohej në media ditët e fundit), por në prill të vitit 2022, duke marrë parasysh dispozitat e nenit 39 paragrafi 6 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

Sipas tij, zgjedhjet në këto dy komuna duhet të mbahen në të njëjtën ditë jopune (të dielën),  më së vonë deri më 27 mars 2022.

Pas 43 viteve ,sot pritet të kthehet drejtësia në vend – VIDEO

43 vite me radhë Gjiri i Valdanosit ,perla e Ulqinit ,u muar në mënyrë të padrejtë nga pronarët dhe u shfrytëzua për rekreacione ushtarake,pushimore nën hije të ullinjve.

Kjo pronë ka shumë vite që nuk shfrytëzohet me as për rekreacion duke i lënë të gjitha në mëshirën e vet.

Kjo drejtësii ka zgjatur por lotët e derdhura me vite, sot do të pikojnë nga gëzimi, edhe pse zemra do të dhemb edhe shumë gjatë duke parë gjendjen në të cilën gjendet ullishta e Valdanosit.

Dhe gjendjen më së miri mund ta shihni në video e realizuar nga ekipi i TV Teuta !

 

 

Ulqin: Vrasësi qëlloi Gjurishiq në pjesën e pasme të kokës dhe..

Një person i kërkuar nga policia e Malit të Zi hyri në kafenenë e Momçilo Gjurishiq (69) dje pasdite për  pije dhe kur i Gjurishiq  mori për t’i sjellë porosin, personi u ngriti dhe e qëlloi atë në pjesën e pasme të kokës, dhe më pas iku .

Kamerat e vendosura në disa objekte në Ulqin filmuan personin duke hyrë në kafene.Sipas  informatave të pa konfirmuara , vrasësi hyri në lokal kur Gjurishiq ishte vetëm.Nga  burimi thohet se policia gjeti një armë dhe një xhaketë jo shumë larg lokalit ku u vra Gjurishiq.69-vjeçari  u vra në tavernën e Shoqatës Automoto,i cili ishte qiramarrës.Trupi i tij i pajetë u gjet dje rreth orës 18:30 pasdite.Ai dyshohet se është vrarë të paktën rreth  orës 17:00.

Nga Policija u tha se janë duke u vertëtuar shkaqet e ngjarjes.

Jacoviq : “Parking Servisi” punon me ligjshmëri, starton çmimore e re sezonale

Nga data 1 qershor “Parkin Servisi” ka startuar me çmimore të re të shërbimeve për parking. Në zonën I  prej 0,40 tani çmimi i një orë parkimi kushton 0,60 euro, ndërsa në zonën II nga 0,30 sa ishte tarifa dimërore, rritet për 10 cent.

Ndërsa çmimet për biletat preferenciale ,apo mujore për qytetarët e Ulqinit për një muaj në zonën I rriten nga 8 në 10 euro, ndërsa në zonën  II nga 6 në 8 euro,tha për televizionin Teuta drejtori i këtij shërbimi-  Aleksandër Jacoviq.

Këtë vit risi e “Parking Servisit” do të jetë hapja e vend parkingjeve të posaçme, sinjalizimi horizontal ,dhe vertikal sidomos për motoçikleta të cilët gjatë sezonit veror janë në rritje dhe sjellin probleme në shfrytëzimin e parkimeve dhe automjeteve.

Drejtori Jacoviq shprehet se kanë situatë financiare të qëndrueshme  në gjysmën e parë të vitit, duke u përshtatur situatës aktuale ata kanë arritur të bëjnë  reduktime të investimeve ,punësimeve ,duke mos ju mbetur borxh punëtorëve obligimet për pagat mujore.

 

Në Kuvendin Komunal në seancën e fundit para këshilltareve janë gjetur tri pika të rendit të ditës, ku njëra është aprovuar dhe bëhet fjalë për Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit në programin e  punës dhe Planin financiar të SHPK “Parking Servis” e cila u votua unanimisht.

Sipas Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK)të cilët përmbajnë përveç të tjerave edhe nenin i cili parasheh që si kapital jo monetar i ndërmarrjes të përfshihen edhe vend parkimet e posaçëm të cilët udhëhiqen nga Parking Servisi ,dhe sipas vendimit të kuvendit këto lokacione janë pronë e Komunës së Ulqinit. Përveç të tjerave  aty përfshihen edhe dy lokacione të, të Mirave Detare ,ku ky  shërbim  me anë të një amendamenti ka fituar pëlqimin pozitiv për anulimin e shpalljes publike nga të Mirat Detare. Jacoviq u shpreh se me këtë akt është bërë decentralizimi i qetë i pushtetit .Ai tha se dezinformata pompoze të Lëvizjes Qytetare URA mund të kenë një tjetër prapaskenë.

H.Nelaj

FORCA : Sulmi i paligjshëm politik i shumicës së re në Ulqin në Radio-Televizionin Ulqin

Rendi i ditës i mbledhjes së tretë të Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit është paralajmërim i një goditjeje tjetër politike në  organet e qeverisjes lokale dhe shërbimet e saj. E paparë në praktikën parlamentare deri më tani, në ballinën e rendit të ditës së propozuar, janë pikat për shkarkimin e organeve udhëheqëse të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të themeluara nga Komuna e Ulqinit. Në mesin e këtyre pikave gjendet edhe propozimi për shkarkimin e Këshillit të Radio-Televizionit Ulqin.

Duke mos u konsideruar aspak dëmin që do të bëhet me vendime të këtilla për të cilin besojmë se do të merret prokuroria, kjo shumicë tregon injorancë elementare të një ligji tjetër në Ligjin për Mediat Elektronike të Malit të Zi, si dhe mosnjohjen e parimeve themelore të informimit publik.

Informojmë publikun që nuk ka parakushte ligjore për shkarkimin e Këshillit të Radio-Televizionit Ulqin, i cili i kryen rregullisht obligimet e veta sipas ligjit, për dallim nga Komuna e cila përveç shkeljeve ligjore, as nuk kujdeset për këtë institucion, punonjësit e saj dhe për qytetarët.

Duke qenë se kjo është një shkelje serioze e ligjit dhe parimeve të pavarësisë së medias, sot për këto rrethana kemi informuar:

– Agjencinë për Mediat Elektronike të Malit të Zi

– Ministrinë e Administratës Publike, të Shoqërisë Digjitale dhe Medias

– Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi

– Zyrën e OSBE-së në Mal të Zi

– Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi

– Ambasadën e SHBA në Podgoricë

– Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Mal të Zi

– Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi

– Sindikatën e  Mediave të  Malit të Zi

I bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit që ta heqin këtë pikë nga rendi i ditës dhe të ndalin vetëshkatërrimin e vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të saj.

dr Ilir Çapuni

Është zdhukur ish-shefi i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviq

 

Marina Elezoviq nga Ulqini raportoi  për zhdukjen e burrit të saj Rudolf Dofi Elezović, ish-shefi  të policisë së Ulqinit

Çdo gjurmë e Elezoviq  humbet më 27 maj.

“Telefoni i tij ishte i fikur ndërsa gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo kohë,” tha bashkëbiseduesi  nga hetimi.

Elezovic shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për pothuajse gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviq.

Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin.

M’bahet Turneu nderkombëtar në Tae kwon do në Ulqin

Në sallën sportive të shkollës fillore Marshall Tito në Ulqin , po organizohet për të dytën vit rradhazi turneu nderkombëtar në Tae kwon do ,në këtë turnament janë paqitur rredh 450 garues , nga 5 shtetet e rajonit.

Garat do zhvillohen në katër kategori , për fëmij , kadet , junior dhe senior. Turnamenti zhvillohet në dy disciplina , të dyluftimit dhe ate të formave. Nga klubi i tae kwon do Ulqini konkurojnë rreth 50 garues.

  • 1

    Radio