Atentat në Shkodër, vritet ish-kryetari i Komunës Velipojë

Ish-deputeti i Shkodrës, Pashko Ujka, mbrëmjen e 29 nëntorit ka gjetur vdekjen, pasi u qëllua me armë zjarri afër banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.

Pas plagëve të marra, ai u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Ujka, ka ushtruar detyrën si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015, si anëtar i Partisë Socialiste

Më herët, ai ka qenë edhe deputet i Shkodrës me partinë Demo-Kristiane (PDK).

 

 

Tronditëse! Rrëmbehet dhe vritet një fëmijë 8 vjeç në Fier

Një ngjarje makabër është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.

Sipas informacionit të dhënë nga policia mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit Klodian Calamani, është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 8 vjeçar .

Fëmija është denoncuar i zhdukur rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj./Top Channel

 

 

Vriten dy persona në Tiranë brenda veturës

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjeti tip “Audi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30

Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit janë identiifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Erigersi ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në momentin që është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Mihasi është një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit Vis Martinaj, dhe ka precedentë të mëparshëm penal./Telegrafi

 

 

 

 

Ulqin: Vrasësi qëlloi Gjurishiq në pjesën e pasme të kokës dhe..

Një person i kërkuar nga policia e Malit të Zi hyri në kafenenë e Momçilo Gjurishiq (69) dje pasdite për  pije dhe kur i Gjurishiq  mori për t’i sjellë porosin, personi u ngriti dhe e qëlloi atë në pjesën e pasme të kokës, dhe më pas iku .

Kamerat e vendosura në disa objekte në Ulqin filmuan personin duke hyrë në kafene.Sipas  informatave të pa konfirmuara , vrasësi hyri në lokal kur Gjurishiq ishte vetëm.Nga  burimi thohet se policia gjeti një armë dhe një xhaketë jo shumë larg lokalit ku u vra Gjurishiq.69-vjeçari  u vra në tavernën e Shoqatës Automoto,i cili ishte qiramarrës.Trupi i tij i pajetë u gjet dje rreth orës 18:30 pasdite.Ai dyshohet se është vrarë të paktën rreth  orës 17:00.

Nga Policija u tha se janë duke u vertëtuar shkaqet e ngjarjes.

  • 1

    Radio