Aktuale Më shumë

Esmin Beqoviq: 410 mijë euro për ngritjen e standardit jetësorë në Ulqin

Prej tvteuta15:25, 16 Gusht 2022

Drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmin Beqoviq është takuar me kryetarin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktarin dhe sekretarin shtetëror të Ministrisë së financave Agron Ibrahimin, me të cilët ka biseduar mbi realizimin e projekteve kapitale në Komunën e Ulqinit. Drejtori Beqoviq dhe kryetari Bajraktari, me këtë rast ata kanë nënshkruar kontratën prej 410.000 euro për ndërtimin e infrastrukturës lokale, të cilat do të mundësojnë realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në teritorin e Komunës së Ulqinit.

Përfaqësuesit e komunës kanë theksuar nevojën për zhvillimin e infrastrukturës në Ulqin, me theks të posaçëm në realizimin e projektit për ndërtimin e bulevardit i cili paraqet një nga projektet më të rëndësishme të komunës.

Drejtori Beqoviq, ka vlerësuar lartë rëndësinë e rolit të Drejtorisë për projekte kapitale kur është në pyetje pregatitja dhe realizimi i projekteve, avancimi i infrastrukturës komunale dhe infrastrukturës s komunikacionit, duke veçuar se bashkëpunimi në mes të drejtorisë dhe komunës do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të rritjes së cilësisë së jetës së banorëve të Ulqinit.

  • 1

    Radio