Aktuale Më shumë

Bastijançiq: Zgjedhjet në Ulqin dhe Berane më së voni deri më 27 mars të vitit të ardhshëm

Prej tvteuta21:16, 27 Dhjetor 2021

Zgjedhjet në Ulqin dhe Berane duhet të mbahen më së voni deri më 27 mars të vitit të ardhshëm, tha sot Boris Bastijançiq, këshilltar për sistemin kushtetues dhe çështje juridike i Presidentit të Malit të Zi

Mandati i Kuvendit të Komunës së Beranës dhe Kuvendit Komunal të Ulqinit nuk i skadon në shkurt (siç mund të lexohej dhe dëgjohej në media ditët e fundit), por në prill të vitit 2022, duke marrë parasysh dispozitat e nenit 39 paragrafi 6 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

Sipas tij, zgjedhjet në këto dy komuna duhet të mbahen në të njëjtën ditë jopune (të dielën),  më së vonë deri më 27 mars 2022.

  • 1

    Radio