Përfundoi mbledhja e Këshillit për mbrojtje dhe siguri. Ftojnë për ruajtjen e paqes, mirëkuptimit, tolerancës…

Sonte në Vilën Gorica u mbajt mbledhja e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, e kryesuar nga Presidenti I Malit të Zi  Millo Gjukanoviq.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit: Kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq, Kryeministri Zdravko Krivokapiq, Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac, Ministri i Brendshëm Sergej Sekulloviq dhe Drejtori i Agjensisë së Sigurisë Kombëtare Dejan Vukshiq.

Me rastin e sfidave të sigurisë të inicuara nga shpallja e datës së kurorëzimi te Mitropolitit të Kishes Ortodokse Serbe, Joanikije, sot nga mbledhja e Këshillit u kanë bërë thirrje të gjithë akterëve socio-politikë për paqe, përmbajtje, tolerancë, mirëkuptim, respekt dhe vlerësim reciprok, si dhe respekt ndaj  Kushtetutës dhe ligjeve të Malit të Zi. Këshilli, siç u tha nga kabineti i kryetarit Gjukanoviq, poashtu pret që organet kompetente shtetërore të kryejnë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të siguruar paqen dhe sigurinë e çdo qytetari, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare. Këshilli për mbrojtje dhe siguri pret që Këshilli i Sigurisë Kombëtarë  të vazhdojë të koordinojë dhe drejtojë në mënyrë të vazhdueshme sektorin e inteligjencës dhe sigurisë, të rishikojë situatën e sigurisë dhe të nxjerrë përfundime dhe udhëzime në lidhje me punën e organeve që përbëjnë sektorin e inteligjencës dhe sigurisë dhe Byronë për Koordinimin Operacional.

Gjatë takimit anëtarët e Këshillit u informuan mbi situatën dhe gjendjen e zjarreve në Mal të Zi dhe arritën në një përfundim mbi nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të kapaciteteve, trajnimin profesional dhe zhvillimin e personelit, si  dhe investimin në modernizimin e pajisjeve dhe burimeve në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë poashtu i përcaktoi Rregullat e Angazhimit dhe Kufizimet Kombëtare të Pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi mbi pjesëmarrjen e  tyre në misionin e KFOR -it në Republikën e Kosovës.

Në seancën e sotme, Këshilli për Mbrojtjen dhe Sigurinë shqyrtoi  edhe çështje të tjera në kompetencën e tij dhe, me propozimin e Ministres së Mbrojtjes, mori vendime për shkarkimet dhe emërimet e oficerëve të Ushtrisë së Malit të Zi, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryetarit Gjukanoviq.

Ilmira Lika

Gjukanoviq uron Mustafen

Kryetari i qeverisë se Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka dërguar telegram urimi homologut të tij kosovar Isa Mustafës me rastin e marrjes së kësaj detyre. Mali i Zi mbetet i përkushtuar në mënyrë të gjithanëshme të përforcimit të marrëdhenieve dypalëshe me Kosovën në të gjitha fushat e jetës që kanë interes reciprok duke vazhduar drejt qëllimit të të dy shteteve, rrugës Europiane dhe Euroatlantike. Kryeministri Gjukanoviq e sheh me rëndesi zgjedhjen e re të qeverisë së Kosovës si një hap të rëndësishem drejt ndërtimit të shoqerisë moderne të zhvilluar europiane.

 

Asnjë kthim

Kryeministri malazias Millo Gjukanoviq ka deklaruar se nuk ka regjistruar asnjë devijim të Malit të Zi nga rruga europiane dhe euroatlantike. Ai ka komentuar deklaratën e kryetarit të kuvendit Ranko Krivokapiq, i cili ka thënë se disa devijime të Malit të Zi nga rruga për në NATO dhe Bashkimin Europian, ndoshta ekzistojne, por “ende jemi në kohë që ti permisojmë”. Perfundimisht devijimi  nuk do të ndikonte që të mos merrnin deri në fund të vitit të ardheshëm ftesë për në Kardif, nëse nuk vazhdojme realizimin me sukses të reformave si vendi i vetëm midis dy Samiteve e jo drejtëperdrejt në Samit, – ka thënë Gjukanoviq.

Arrinë Baroso

Kryetari i deritashëm i komisionit Europian, Zhoze Manuel Baroso , pritet të takohet sot në Podgoricë me kryeministrin Millo Gjukanoviq. Ai, në skadim të mandatit i ka dërguar letër Gjukanoviqit me shprehjet falënderuese ndaj Malit te Zi dhe kryeministrit personalisht për rezultatet që ka arritur Mali i Zi në fushën e reformave politike dhe ekonomike dhe të procesit të bisedimeve me bashkimin Europian, – kumton qeveria malazeze.

Ne vetëm marrim nuk japim

Në kuadër të orës së kryeministrit që u mbajt në Kuvendin e Malit të Zi,u zhvillua nje diskutim interesant, ne mes te Kryeministrit te Malit te Zijukanoviq dhe deputetit  te Forces se Re Demokratike Genci Nimanbegut i cili fillimisht I pershendeti ne gjuhen shqipe dhe pastaj shtroi pyetjen: Kur qeveria planifikon të realizojë si dhe në çfarë mase kërkesat mbi decentralizimin e pushtetit në disa fusha te caktuara duke theksuar ne veçanti  nevojën mbi decentralizimin ose ri rrjeshtimin e ingerencave në politikën fiskale, përkatësisht mundësitë e mbarështrimit të tatimit jo vetëm në buxhetin shtetëror por edhe për komuna, atje ku edhe realizohet, pastaj decentralizimi dhe rritja e kompetencave të komunave në sferën e arsimit, shëndetësisë, sigurisë publike, përkatësisht të policisë. Nimanbegu ka theksuar se baze per transfer te kompetencave te Qeverise ne veteqeverisjet lokale  eshte konsolidimi financiar dhe aftesimi qe komunat ne menyre te qendrueshme te funksionojne, dhe te disponojne me te ardhurat, me nje pjese te tatimeve dhe  taksave, gjegjesisht me te ardhurat publike.Edhe pse keto ceshtje shpeshere I ka perseritur deputeti Nimanbegu ne séance te ndryshme, nga kryeministri Gjukanoviq degjuam pothuajse ate cfare pritej, asgje te re.

Kryeministri ka thenë se ideja për ndryshimin e politikës fiskale do të mundësonte shpërndarjen e të ardhurave te cilat  i takojnë buxhetit shtetëror dhe sipas mendimt të qeverisë, nuk është i pranueshëm. Siç e ka sqaruar ai shperndarja e këtille e të ardhurave do të favorizonte qeversijet lokale të zhvilluara ekonomikisht dhe më të mëdha në aspketin teritorial, duke ditur se sistemet e mëdha ekonomike kryesisht kanë selite në ato komuna. Keto mjete shfrytezohen per finansimin e funksioneve publike shteterore.

Kur jemi te decentralizimi I pushtetit kryeministri Gjukanoviq u shpreh se legjislacioni I Unionit Evropian nuk e ka parapare  reformen e veteqeverisjes locale, por e lejon shtetin kandidat qe te zhvilloje modelin me te mire per sherbimin e qytetareve. Gjukanoviq edhe njehere verrteton se modeli I tashem edhe pse I centralizuar eshte me I mire per ata institucione sepse I kane pagesat me te rregullta dhe nuk ka keqperdorime sikurse kishte ne sistemin e meparshem ku ne disa komuna keqperdoreshin pozicionet dhe pagesat.

Por zoteri Gjukanoviq si duket harroi te permend se edhe atehere drejtoret zgjedheshin nga partia e tij, dhe ne vend te decentralizimit mund te  organizohej kontrollimi dhe rregullimi buxhetor dhe sistemor  apo eventualisht te ngritet donje padi per keqperdorim te detyres, por jo,  ishte me e leverdishme qe te bente centralizim total si ne arsim ashtu edhe ne shendetesi dhe polici, dhe keshtu te beje edhe kontrollin finansiar por edhe punesime partiake.

Sipas  kryeministrit Gjukanoviq, eshte favorizuese qe cdo komune mund ti ndihmoje ne fuksionim edhe arsimit edhe shendetesise kur te kete mudesi, pra shume qarte, NE VETEM MARRIM, POR NUK JAPIM !

Shtrohet pyetja: pse Komuna e Ulqinit me te gjitha resurset dhe mundesite nuk eshte Komune e zhvilluar ekonomikisht, por ndodh e kunderta, ajo renditet me komunat me te varfera ne Mal te Zi dhe merr ndihme shteterore nga Fondi egalizues…Kush eshte fajtor per kete?

S’ka decentralizim

Nga decentralizimi nuk do të ketë asgjë, këtë edhe një herë e ka konfirmuar kryeministri Millo Gjukanoviq duke u pergjigjur në pyetjen e deputetit të Forcës Genci Nimanbegu, mbi decentralizimin e pushtetit në fusha perkatesë. Kryeministri ka thenë se ideja për ndryshimin e politikës fiskale, që do të mundësonte shpërndarjen e të ardhurave, sipas natyrës , i takojnë buxhetit shtetëror. Sipas mendimt të qeverisë, nuk është i pranueshëm. Siç e ka sqaruar ai shperndarja e këtille e të ardhurave do të favorizonte qeversijet lokale të zhvilluara ekonomikisht dhe më të mëdha në aspketin teritorial, duke ditur se sistemet e mëdha ekonomike kryesisht kanë selite në ato komuna.

Ora e kryeministrit

Në kuadër të orës së kryeministrit që mbahet sot, deputeti Genci Nimanbegu do ti shtrojë pyetjen kryeministrit Millo Gjukanoviq se kur qeveria planifikon të realizojë si dhe në çfarë mase, kërkesat mbi decentralizimin e pushtetit në disa fusha. “Në veçanti potencoj nevojën mbi decentralizimin, ose ri rrjeshtimin e ingerencave në politikën fiskale, përkatësisht mundësitë e mbarështrimit të tatimit jo vetëm në buxhetin shtetëror por edhe për komuna, atje ku edhe realizohet. Pastaj decentralizimi dhe rritja e kompetencave të komunave në sferën e arsimit, shëndetësisë, sigurisë publike, përkatësisht të policisë” ka thene Nimangebu në arsyetimin e pyetjes

.

  • 1

    Radio