Ministri Gjeka u takua me Kryetarin e Kuvendit te Maqedonis se Veriut z.Talat Xhaferin

Sot ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka u takua me kryeyarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.
Kryetari Xhaferi e njoftoi mysafirin e lartè me procesin e përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese ku duhet të inkuadrohen të gjitha forcat politike, që në vjeshtë të përmbushet kushti për vazhdimin e mëtutejshëm të negociatave.
Mysafirët u informuan edhe për kompetencat, strukturën dhe punën e Komitetit për Marrëdhënje Ndërmjet Bashkësive.
Ministri Gjeka nga ana e tij, foli për gjendjen në Malin e Zi në kontekst të të drejave të njeriut, për raportet me fqinjët dhe me vendet në rajon, si edhe për zgjedhjet aktuale presidenciale në Mal të Zi.
Ministri Gjeka në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga Sekretarët shtetërorë Arben Xhurreta dhe Astrit Hoxha.

Ministri Gjeka u takua me përfaqësuesit e Këshillave kombëtare në Mal të Zi

“Popujt pakicë dhe komunitetet e tjera kombëtare pakicë në Mal të Zi kontribuojnë në stabilitetin, paqen dhe përparimin e Malit të Zi, kjo është dëshmuar shumë herë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë,” tha Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Fatmir Gjeka në një takim me përfaqësuesit e këshillave të pakicave dhe të bashkësive të tjera kombëtare pakicë.
Ministri Gjeka diskutoi me bashkëbiseduesit për sfidat aktuale, por edhe problemet me të cilat u përballën në periudhën e kaluar.
Që nga themelimi i tyre, Këshillat kanë punuar për integrimin më të suksesshëm të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë në shoqërinë malazeze, me qëllim të përfshirjes së të gjitha veçorive, trashëgimisë kulturore dhe vlerave të tyre. Megjithatë, sipas tyre, ka sfida të shumta në punën e tyre, ndër të cilat më e madhja është statusi i tyre, i cili në një të ardhme të afërt duhet të zgjidhet ligjërisht dhe më pas vetë funksionimi i këshillavepër shkak të mjeteve financiare që marrin.
Përfaqësuesit e këshillave theksuan problemin e ndarjes së fondeve në konkursin e Fondit për realizimin e të drejtave të popujve pakicë, duke theksuar shpërndarjen e pabarabartë të tyre. Ata besojnë se Komisioni që vendos për financimin e aplikacioneve për projekte duhet të përbëhet nga përfaqësues të pakicave dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë në mënyrë që të përcaktohen më mirë prioritetet. Ata gjithashtu ofrojnë të gjithë logjistikën e nevojshme për të përmirësuar situatën aktuale sepse besojnë se mund të përfaqësojnë personalisht më së miri prioritetet dhe nevojat e komunitetit të tyre.
Në pjesën e bashkëpunimit me Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, këshillat kërkuan mirëkuptim në lidhje me afatin e dorëzimit të raporteve përfundimtare, në mënyrë që ato të plotësohen dhe dorëzohen pa tejkaluar afatet, siç ka qenë deri tani.
Ministri Gjeka falënderoi të gjithë për iniciativat për përmirësimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe tha se Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave mbetet një partner i besueshëm për të gjithë aktorët që përpiqen të përmirësojnë më tej shoqërinë malazeze, të zhvillojnë karakterin ndërkulturor të Malit të Zi dhe të kontribuojnë në rrugën e zhvillimit të Malit të Zi.
Lidhur me sfidat e njohura të këshillit, ministri Gjeka tha se do të bëjë gjithçka që ka për të mundësuar funksionimin normal të tyre.

Fatmir Gjeka: Pakicat synojnë një Mal të Zi multietnik, multifetar dhe Europian(video)

“Është hera e parë që subjektet e pakicave me disa subjekte tjera fillojne një bashkëpunim. Pikat të cilat janë në këtë Memorandum janë të qarta, është vazhdimi i rrugës Euroatlantike. Vet prezenca e akterëve të cilët ishin sot tregon mjaft , të kombeve dhe konfesioneve të ndryshme dhe kjo është ajo që   pakicat synojnë, një Mal të Zi multietnik, multifetar dhe një Mal të Zi Europian”, kështu deklaroi sot për TV Teuta deputeti i Koalicionit shqiptarë Fatmir Gjeka pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në mes të:Lëvizjes qytetare URA, Partisë Socialiste Popullore, Partisë Boshnjake,Forumit Shqiptare, Forcës,Levizjes qytetare “Perspektiva”, Koalicionit shqiptare “Bashke nje za” dhe CIVIS, ku sipas nenshkruesve  Qëllimi kryesor i atij bashkëpunimi është anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe zhbllokimi i institucioneve.

Ilmira Lika/TV Teuta

Më shumë në kinkun më poshtë:

Gjeka: Rikonstruktimi i rrugës më se i nevojshëm

Deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmit Gjeka, ka dorëzuar amandament në buxhetin e vitit 2021, të cilin Ministria e finansave, para séancës së votimit e ka pranuar parcialisht në shumën prej 100 mijë eurosh. Deputeti Gjeka tha se buxheti është me vones, sepse kanë mbetur edhe gjashtë muaj që ky buxhet ta ketë fuqinë e vet ligjore. “Amandamenti im ka nje shumë të vogël dhe mund të jetë I kapshëm për realizimin e tij. Kemi propozuar që të futet në buxhet projekti për rrugën Katërkollë-Ostros, pjesa nga udhëkryqi te pompa Lukoil e deri në Ostros, me një gajtësi prej 18 km. Kjo rrugë është në gjendje shumë të dobët dhe rikonstrukcioni I saj është më se I nevojsëm”, përfundoi Gjeka për TV Teuta.

Sulejmani: Paguam këngëtarët, kontabilisti vonoi dokumentat

Pasiqë   Institucioni i Kontrollit Shtetëror (DRI), në raportin e vetë ka rekomanduar që me Partinë Demokratike të kryetarit Fatmir Gjeka të merret  Prokurori i lartë shtetëror për shak të keqperdorimit të mjeteve financiare, sekretari I partisë Haxhi Sulejmani ka deklaruar se ka pasur lëshime sepse kontabilisti I partisë  nuk I ka pergatitur dokumentacionet me kohë. Sipas sekretarit Sulejmani, me mjete me vlerë prej 23.430 euro, ndër të tjera  janë paguar këngetarët nga Shqipëria.

 

Kryetari shpenzon 23,430 Euro nga llogaria e partisë

Sipas Institucionit të Kontrollit Shtetëror (DRI), Partia Demokratike e drejtuar nga Fatmir Gjeka, i cili njëherit është edhe kryetarë i Komunës së Ulqinit nga llogaria e partisë ka shpenzuar 23.430 euro, pa kurrëfarë dokumentacioni mbulues, që është 38 përqind e të ardhurave partiake për vitin 2013. Institucioni i Kontrollit Shtetëror në veçanti thekson mjetet buxhetore të ngritura nga kryetari Gjeka dhe sekretari i partisë të cilat nuk posedojnë mbulesa të shpenzimeve dhe është hera e parë që ky insitucioni shtetërorë (DRI), perveç që i dha vlerësimin negativ, ka rekomanduar që me këtë rast të merret Prokurori i lartë shtetëror.

  • 1

    Radio