Aktuale Më shumë

Sondazhi: Vetëm 13% e serbëve përkrahin marrëveshjen Kosovë-Serbi me kufijtë ekzistues

Prej tvteuta09:14, 22 Korrik 2022

Vetëm 13% e serbëve pranojnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë me kufijtë ekzistues.

Është ky rezultati i sondazhit të zhvilluar në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri, realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). 74% e të anketuarve në Kosovë, 70% në Serbi, dhe 92% në Shqipëri e mbështesin dialogun mes dy vendeve.

Ndërkohë, 75% e kosovarëve dhe 77% e shqiptarëve janë në favor të marrëveshjes finale me njohje në kufijtë ekzistues.

  • 1

    Radio