Situata në Tuz nën kontroll. Të gjithë të infektuarit në gjendje të mirë

Prej tvteuta10:35, 27 Mars 2020

Banorët e Tuzit janë duke i respektuar masat për izolim kurse shpërndarja e mjeteve të nevojshme po bëhet nëpër adresa shtepiake, për çka një meritë të madhe kanë vullnetarët që po ndihmojnë në këtë drejtim, tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në këtë qytet, dr.Halil Dukoviq.

Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, kjo edhe nga fakti se shumica janë të rinj, por edhe të moshuarit po mbahen mirë, tha Dukoviq. Shumica e tyre ndodhen në mjekim shtëpiak kurse disa janë të shtruar në Klinikën infektive të Qendrës Spitalore në Podgoricë dhe janë në gjendje stabile.

  • 1

    Radio