Sociale Më shumë

Simpoziumi i gjashtë Ndërkombetar i Ekologëve të Malit te Zi

Prej tvteuta16 October 2015

Ka filluar simpoziumi i gjashtë Ndërkombetar i Ekologëve të Malit te Zi, i cili do të vazhdojë të zhvillohet në hotelin Olimpik deri në datën 18 tetor. Ky simpozium organizohet nga ekologët e njohur malazez të Universitetit të Malit të Zi . Simpoziumi i sivjetshëm ka mbledhur me dhjetra ekologë të shquar jo vetëm nga Mali i Zi, por edhe më gjërë si nga Turqia, Rusia etj. Drejtori i Agjensisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor te Malit të Zi Ervin Spahiq ,  tha se nga ky simpozium prêt që dijetarët të japi kontributin e vet me qellim që mjedini jetësor dhe planetin e tokës ta mbrojmë nga e vtemja qënie e ndërgjrgjëshme pra nga njeriu. Kryetari i këshillit Shkencorë të Univerzitetit të Malit të Zi profesor Vlladimir Pershiq tha se ky simpozium I cili këtë vit po mbahet në Ulqin do të ketë theks të veçant edhe mbi mbrojtjen dhe valorizimin e kripores së Ulqinit. Ky diskutimi panel: “Mbrojtja dhe valorizimi i burimeve natyrore të Kripores së Ulqinit”,të organizuar nga  Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi dhe Parqet Kombëtare të Malit të Zi do të mbahet ditën e shtune.