Rajoni/Bota Më shumë

Shtetet evropiane do të vazhdojnë ta paguajnë gazin me euro

Prej tvteuta09:20, 31 Mars 2022

Shtetet evropiane do të vazhdojnë të paguajnë gazin rus me euro dhe jo me rubla, siç ka kërcënuar së fundmi Rusia, ka njoftuar të mërkurën Qeveria gjermane. Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se asgjë nuk do të ndryshojë për partnerët evropianë dhe se pagesat nga Evropa do të vazhdojnë të kryhen në euro edhe muajin e ardhshëm, raportoi Reuters të mërkurën.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, Putin ka thënë se pagesat do të vazhdojnë të transferohen në Bankën Gazprom, e cila nuk është prekur nga sanksionet dhe e cila do të konvertojë më pas pagesat në rubla. “Scholz nuk është pajtuar me këtë procedurë në bisedë, mirëpo ka kërkuar informacion me shkrim për të kuptuar më mirë procesin”, ka thënë zëdhënësi.

  • 1

    Radio