Sociale Më shumë

Shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” dhuroi 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Ulqin dhe Tuz

Prej tvteuta16:42, 7 Prill 2020

Shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” nga Kosova, dhuruan për familjet në nevojë të komunës së Ulqinit dhe të Tuzit, 200 pako me ushqim dhe mjete higjenike. Imam Astrit Nika, përfaqësues i kësaj shoqate në Ulqin tha se 100 pako do të shpërndahen në komunën e Ulqinit ndërsa 100 në atë të Tuzit, ku vlera e një pakoje është 30 euro. Shpërndarja e këtyre pakove u bë në bashkëpunim më Komunën e Ulqinit. Kryetari i Kuvendit Komunal dr Ilir Çapuni, u shpreh se simbolika e këtyre pakove nga kjo shoqatë është shumë domëthënëse në këtë kohë kur të gjithë kufinjtë janë të mbyllur. Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni, shton se kjo nuk është hera e parë që “Jetimët e Ballkanit” aktivitetin e tyre human e realizojnë edhe në Ulqin, duke dëshmuar kështu lidhjen e fortë në mes vendeve. Imam Astrit Nika shprehet falenderues që shoqata “Jetimet e Ballkanit” në këto momente të vështira të krijuara nga koronavirusi nuk lë pa kujtuar as familjet në Ulqin e Tuz.

  • 1

    Radio