Riviera e Ulqinit e mbyll tremujorshin me humbje
Prej tvteuta09:52, 21 Maj 2019
“Riviera e Ulqinit” e ka mbyllur tremujorshin e parë të këtij viti me humbje prej rreth 238 mijë euro, apo 11% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat e kompanisë deri në fund të marsit kanë qenë 35.6 mijë euro apo 5.6% më të larta se një vit më parë. Shpenzimet e kompanisë ishin 246 mijë euro apo 7.5% më të ulëta, ku pjesa më e madhe i takojnë pagave të punëtorëve. Pasuria e përgjithshme e “Rivierës së Ulqinit” vlerësohet në masën prej 108 milionë eurove, gati në të njëjtën masë si vitin e kaluar.