Aktuale Më shumë

Raporti i KE për Malin e Zi: Asnjë hap përparim nga viti 2016

Prej tvteuta16:11, 8 Tetor 2020

Raporti  Komisionit Evropian për avancimin e Malit të Zi në rrugën drejt integrimeve evropiane edhe këtë vit nuk mund të karakterizohet pozitiv, sidomos kur bëhet fjalë për kapitujt më të rëndësishëm, siç është  janë ai 23 dhe 24. Problem kryesor është theksuar mungesa e evancimit serioz në sistemin e drejtësisë, gjednja aspak e mirë në mediat publike, me theks të veçantë në Radiotelevizionin e Malit të Zi, si dhe hendeku i thellë që ekziston në mes spektrëve politik në vend. Zgjedhjet e fundit janë cilësuar deri diku pozitive me fushatë të ashpër por relativisht ët qetë, kurse përmirsim është vlerësuar edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo çka shqetëson më së shumit në këtë vlersim është nota mesatare prej 3.18 që është dhënë për të gjithë kapitujt, e cila edhe pse është pak më e mirë se ajo e vitit të kaluar, e cila ishte 3.06, përsëri është në nivel me atë të vitit 2016. Kjo do të thotë se për 4 vite, mali i Zi nuk ka avancuar asnjë milimetër në rrugën drejt antarsimit në Bashkimin Evropian, dhe se me këtë ritëm, afati i projektuar për antarsim në vitin 2025, nuk mund të quhet gjë tjetër veç një ëndërr.

  • 1

    Radio